E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Greqise mbledh kreret e minoritetit

Dropull

Kriza aktuale greke eshte lakuar edhe ne diten perkujtimore te festes kombetare te Greqise qe lidhet me kundershtimin ndaj pushtimit fashist italian ne vitin 1940 duke i konsideruar problemet aktuale te krizes nga ambasadori grek ne Tirane si momentin e veshtire te vendit fqinj si ditet me te veshtira te Greqise pas Luftes se Dyte Boterore. Ne Shqiperi dhe vecanerisht ne zonat ku jeton minoriteti etnik grek kjo dite perkujtohet ne fshatin Bularat te Komunes se Dropullit te Siperm ku ndodhen varrezat e ushtareve greke te rene ne Shqiperi gjate luftes italo-greke. Ne kete ceremoni kane marre pjese dhjetera banore te zonave minoritare nderkohe qe te pranishem kane qene edhe perfaqesuesit e pushtetit qendror dhe vendor te zones se jugut mes tyre nenkryetari i Kuvendit te Shqiperise dhe deputet i Qarkut te Gjirokastres Vangjel Tavo deputeti dhe ministri i Punes Perkrahjes Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule kryetari i Omonias Vasil Bollano dhe te ftuar te tjere. I pranishem ne kete ceremoni ishte edhe ambasadori i Greqise ne Tirane Nikolias Pazios. Greqia eshte sot ne krizen me te madhe te pas-Luftes se Dyte Boterore. Secili nga ne duhet te shikoje qendrimin e vet. Te gjithe se bashku duhet ta nxjerrim vendin tone nga ky udhekryq ashtu sic bene keta te rene 71 vjet me pare. Duhet te na frymezoje shembulli i ushtareve tane per tu perballur me krizen ekonomike qe ka perfshire Greqine tha Pazios. Sipas te dhenave te banoreve vendas jane 140 ushtare greke te rene gjate betejave ne zona te ndryshme te frontit te luftimeve mes italianeve dhe grekeve qe jane shtruar ne spitalin ushtarak grek ne Bularat te Dropullit te Siperm gjate vitit 1940.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›