E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi i aleateve PS-ja terhiqet Gati te diskutojme dhe sistemin zgjedhor

Partia Socialiste ndryshon qendrim per ndryshimin e sistemit zgjedhor nga frika e largimit te aleateve. Kreu i PSD-se Skender Gjinushi ai i PDS-se Paskal Milo dhe kreu i PSV 91-shit Petro Koci deklaruan dy dite me pare se krijimi i mundshem i nje formacioni te perbashket mes tyre do te vije jo vetem per te sjelle nje bashkim me te madh ne vota por njekohesisht edhe si nje menyre per te bere presion ndaj PS-se per te ndryshuar sistemin zgjedhor aktual. Ky qendrim i qarte i tyre ka sjelle menjehere reagimin e Partise Socialiste e cila pak dite me pare heshti ndaj kerkesave te te vegjelve per ndryshimin e sistemit zgjedhor. Damian Gjiknuri bashkekryetari i Komisionit Parlamentar per reformen zgjedhore flet per nje konsensus qe duhet gjetur per ndryshime ne sistem. Qendrimi i PS-se ka qene i qarte eshte bere publik qe ne jemi per gjetjen e nje konsensusi se si mund ta rishikojme sistemin zgjedhor. Partia Demokratike qofte edhe nga deklarimet e fundit te Kryeministrit te Shqiperise megjithese qe ai i pari qe e nxiti idene e rishikimit te sistemit zgjedhor ka nje ndryshim qendrimi. Ne jemi te hapur qe te degjojme edhe partite e tjera qe se bashku te gjejme nje formule qe adreson edhe stabilitetin ne qeverisje por edhe perfaqesimin me te mire ne Kuvendin e Shqiperise - ka deklaruar dje Gjiknuri. Priten hapat konkrete per te pare sa efektiv eshte presioni i nisur nga partite e vogla ndaj dy forcave me te medha politike nese sistemi aktual spanjoll do te zevendesohet nga nje i ri prej te cilit te vegjlit shpresojne te perfitojne. Dy dite me pare ishin aleatet e majte qe shprehen hapur presionin e tyre nga Partise Socialiste. Ndersa ne mbledhjen e dyte te Komisionit te Reformes Zgjedhore ishin aleatet e Partise Demokratike qe reaguan. Partia Republikane dhe Levizja Socialiste per Integrim kembengulen ne kerkesat e tyre ne menyre te vecante ne ate qe ka te beje me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Madje Fatmir Mediua kreu i PR-se njeheresh anetar i komisionit per reformen shkoi me tej ndersa deklaroi se do te bojkotoje mbledhjet ne rast se nuk kalohet ne debate konkrete politike dhe jo thjesht ceshtje teknike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›