E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore ekspertet Problem jo KQZ-ja por partite

Anetaret mendime te kunderta per nje komision me gjyqtare Kume Partite duhet te qendrojne larg strukturave zgjedhore

Problemi i zgjedhjeve nuk eshte Komisioni Qendror apo komisionet e tjera te niveleve te dyta e te treta por partite politike qe nderhyjne ne proces. Keshtu shprehen ekspertet e zgjedhjeve ne analize te rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it por dhe te Komisionit te Venecias lidhur riformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ish-kreu i KQZ-se Kristaq Kume thekson se rekomandimi synon depolitizimin e ketyre komisioneve zgjedhore i cili eshte bere shpesh shkaku per perplasje politike. Nderkohe qe anetari i propozuar nga socialistet ne KQZ Artan Laze mbeshtet nje KQZ ne duart e drejtesise dhe jo te politikes sic eshte aktualisht. Kunder ketij mendimi eshte anetari tjeter Hysen Osmanaj sipas te cilit formula aktuale eshte strukture qe menaxhon zgjedhjet ne vendin tone ka qene mese e suksesshme.

Reforma zgjedhore

Sugjerimi i Komisionit te Venecias per nje riformatim te KQZ-se komentohet ne menyra te ndryshme nga anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Hysen Osmanaj e konsideron si te suksesshme formulen aktuale te ketij institucioni me 7 anetare te propozuar nga politika.

Mendimi im personal eshte qe KQZ-ja si raport eshte mire si numer eshte mire. Kush do ti propozoje Une mendimin e kam se duhet ti propozoje politika kryetari pastaj hap diskutimin kush do te jete kush do ta propozoje Mund te jete me mire nga anetaret e Gjykates se Larte me short dhe te jene vetem per nje pale zgjedhje - tha Osmani. Ndryshe nga ai mendon Artan Laze i cili e shikon KQZ-ne ne duart e njerezve te drejtesise. Ka formula sic eshte ne Angli qe eshte vetem nje administrator i larte i zgjedhjeve. Ka formula qe ka anetare nga politika qe nderthuren se bashku me anetaret nga gjyqesori ka formula ose sugjerime sic eshte dhe ai i imi qe kryetari te jete kryetari i Gjykates se Larte ose KQZ-ja te formohet nga kolegjet e bashkuara te Gjykates se Larte - tha Laze. Ndersa ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume mendon se zgjidhja per kete ceshtje duhet te kerkohet tek sjellja e forcave politike.

Sipas tij partite politike duhet te largohen nga praktikat e nderhyrjes ne vendimmarrjet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ajo cka kerkohet dhe rekomandohet eshte qe te behen hapa konkrete drejt depolitizimit te administrates zgjedhore. Natyrisht nuk behet brenda dites dhe menjehere nje gje e tille por ky proces duhet te nise si i tille. Per sa i perket zgjidhjes se si mund te reformohet kreu i kesaj administrate pra KQZ-ja eshte nje problem per me shume se duhet te kerkoje zgjidhjen tek menyra se si do te riformohet ky duhet zgjidhje e atyre cka ne kemi ndeshur ta kerkojme ne sjelljen qe mbahet ndaj ketij institucioni te forcave te ndryshme politike. Ato duhet te pranojne kete komision si institucion i cili ka pergjegjesine per te realizuar administrim te procesit zgjedhor nga fillimi deri ne perfundim dhe jo ta konsiderojne ate si mundesi per te realizuar objektivat e tyre politike ne garen zgjedhore - u shpreh Kristaq Kume

Nje nder modelet per rikompozimin e institucionit qe menaxhon zgjedhjet sipas ish-drejtuesve te kesaj administrate eshte ai i vitit 1997. Ne ate kohe KQZ-ja kishte ne perberje te vete 16 anetare te propozuar edhe nga institucionet per krijimin e balancave ne vendimmarrje.

Komisioni i Venecias dhe OSBE-ODIHR-i kane rekomanduar rishqyrtimin e sistemit aktual te formimit te komisioneve zgjedhore ne menyre per te ngushtuar fushen partiake dhe politizimin e administrates zgjedhore qe i ve interesat partiake mbi interesat e votuesve. Dominimi i rolit te perfaqesuesve te partive politike ne komisionet zgjedhore ne te gjitha nivelet mund te plotesohet duke emeruar pervec perfaqesuesve te partive zyrtaret e zgjedhur nga radhet e perfaqesuesve te gjyqesorit shoqerise civile apo te administratoreve profesionale te zgjedhjeve pa perkatesi partiake theksohet ne raport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›