E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi Nishani raporton sot ne komision

Ministri i Brendshem Bujar Nishani do te raportoje sot ne Komisionin e Integrimit lidhur me plotesimin e rekomandimeve per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Pas ministres se Integrimit Majlinda Bregu eshte radha e Nishanit te jape shpjegime lidhur me punen konkrete te bere per ato pika qe lidhen me luften kunder krimit te organizuar korrupsionit etj. Ministrja Bregu informoi nje jave me pare ne komision mbi punen konkrete per secilen nga keto rekomandime ndersa deklaroi se nga i pari deri tek rekomandimi i peste eshte pergjegjesi e ketij komisioni qe te plotesohen. Ndersa per rekomandimet e tjera mban pergjegjesi ministria qe ajo drejton. Anetari i Komisionit te Integrimit socialisti Gramoz Ruci theksoi gatishmerine e opozites per te bashkepunuar. I pranishem ishte dhe ambasadori i BE-se ne vendin tone Etore Sekui i cili pershendeti frymen bashkepunuese. Gjate kesaj mbledhje PS-ja dhe PD-ja gjeten gjuhen e perbashket per permiresimin e planit te veprimit ne kuader te 12 rekomandimeve te bera nga Bashkimi Evropian. Plani i ri i veprimit qe do te hartohet nga Ministria e Integrimit me monitorimin e komisionit do te jete gati ne fund te muajit janar per tiu dorezuar me pas ne muajin shkurt Komisionit Evropian. Grupi i ngushte i punes socialisti Ditmir Bushati ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe deputetja e PD-se Mesila Doda do te ndertojne kalendarin e plan veprimit nderkohe qe do te kete edhe ndarje te masave qe do te zbatohen nga institucionet qeveritare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›