Policia: Nuk fitohen 600 mijë paund me telefon, mashtrojnë
27/04/2011 Skema: Çojnë sms në telefon, japin adresa emali e foto dhe në fund kërkojnë taksa
TIRANË- Policia e Shtetit nis fushatën për të ndërgjegjësuar qytetarët rreth mashtrimeve me anë të telefonave. Më konkretisht mësohet se më datë 25.04.2011, në drejtim të disa numrave telefonik është dërguar mesazh nga përdoruesi i identifikuar si "T-Com", me përmbajtjen e mëposhtme “Od:mrechlym Your Mobile Number has won 600.000 pounds in the Nokia 2011 Awards. Claimcode : G4SC. To claim your prize send email to nokia_40years@live.com”. Kështu, policia informon opinionin publik se mesazhi në fjalë është një nga format më të spikatura të mashtrimeve kompjuterike të kryera nëpërmjet internetit. Ky mashtrim kryhet nëpërmjet postës elektronike duke njoftuar marrësit e mesazheve se janë shpallur fitues të çmimeve të rreme në shuma të mëdha, me qëllim përfitimin prej tyre në mënyrë të paligjshme të parave apo përdorimin e të dhënave të tyre personale për qëllime kriminale.
Skema e mashtrimit
Autorët e mashtrimit, gënjejnë qytetarët nëpërmjet mesazheve telefonike dhe postës elektronike në adresat e internetit, duke bërë të besojnë se janë fitues të çmimeve të ndryshme (deri në 600.000 paund) të organizuara nga kompani të mëdha si kompania "Nokia" etj. Për të qenë sa më të besueshëm për viktimat e mashtrimit të tyre, ata dërgojnë në adresat e postës elektronike fotografi dhe të dhëna personale të personave të ndryshëm, duke bërë qytetarët që të besojnë se ata janë presidentë të fuqishëm të kompanive të mëdha. Edhe këta të fundit rezultojnë të jenë viktima nga mashtrimet e mëparshme. Menjëherë sapo kryhet kontakti, mashtruesit bindin viktimat e mashtrimit të tyre se duhet të japin një shumë parash, paraprakisht në forma dhe mënyra të ndryshme, gjoja për të paguar, taksa të llojeve të ndryshme, si DHL për dërgesa, apo dhe shërbime, etj. Me këto mashtrime, ata kanë arritur në disa raste të përfitojnë shuma të mëdha parash nga qytetarët. Për këto raste nga Sektori kundër Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë kryer hetime për veprën penale të "mashtrimit kompjuterik", parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal. Në këtë kontekst, Policia e Shtetit fton qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, si dhe për çdo rast të informojnë policinë përmes numrit të telefonit 0694102688.