Largimi nga Pashalimani, fjalët e fundit me ekuipazhin rus
Momentet e tensionuara të 4 qershorit kur sovjetikët ikën nga Baza
Petrit Myftiu
Më në fund, dita e largimit e ekuipazheve sovjetike nga baza e Pashalimanit, 4 qershori i vitit 1961 kurrë nuk kam për ta harruar këtë ceremoni. Ekuipazhet sovjetike ishin rreshtuar përballë ekuipazheve tona për tu ndarë. Sigurisht me një ndarje të ftohtë dhe formale, aspak miqësore.
Provokimi
Në nëndetësen e dytë në të cilën komandonte Skënder Doçi, ekuipazhi sovjetik i nëndetëses kishte përgatitur në kuvertën e saj flamujt e zbukurimin, të cilët ata parashikonin ti hidhnin mbi kuvertë. Ata këtë donin ta bënin në shenjë lamtumire dhe “të lundrimit të mbarë” për të tetë nëndetëset në ekuipazhet sovjetike. Ato, siç duket, do të largoheshin nga Pashalimani më parë sesa efektivi sovjetik i katër nëndetëseve që do të qëndronin në Pashaliman. Skënderi kundërshtonte dhe i dha urdhër ekuipazhit shqiptar për të mos i ngritur ato. Mosmarrëveshja shkoi deri tek Abdi Mati, atëherë zëvendëskomandanti i Flotës Luftarake. Ai i tha: Është kulturë detare, ti lejojmë”, dhe dha urdhër që të mos i pengojnë sovjetikët për ngritjen e këtyre flamurëve të zbukurimit në nëndetëset shqiptare në çastin e largimit të tetë nëndetëseve nga Pashalimani për në Bashkimin Sovjetik. Në radën e jashtme të Pashaliamit qëndronin në spirancë edhe disa anije transporti, të cilat kishin ardhur për të siguruar evakuimin e ekuipazheve sovjetike dhe të disa familjeve të oficerëve sovjetikë për në Bashkimin Sovjetik. Në këto anije, për të ndjekur nga afër evakuimin e efektivave sovjetik dhe të familjeve të tyre kishte ardhur nga Moska edhe Kundëradmirali Jegorov, ish-komandanti i parë sovjetik i Brigadës së Nëndetëseve, i cili u zëvendësua në vitin 1960 nga Ribalko.
Fjalët e fundit
Duke qenë të rreshtuar përballë njëri-tjetrit, Komarovi shkëputet nga ekuipazhi i tij dhe vjen drejt meje. Unë i zgjata atij dorën dhe ai, pa ma dhënë fare dorën, foli: Shoku komandant i nëndetëses; po të dorëzoj nëndetësen sovjetike të cilën ju e grabitët me forcë”. I befasuar nga fjalët që nuk i prisja nga komandanti, iu përgjigja instinktivisht: “Shoku komandant! Ju nuk e keni aspak të drejtë për të na akuzuar si kusarë. Përkundrazi; jeni ju që, në kundërshtim me Marrëveshjen e Traktatit të Varshavës, grabitët tetë nëndetëset e tjera dhe bazën e tyre lundruese”.
Pasi këmbyem këto pak fjalë me njëri-tjetrin, ai më tërhoqi nga rreshti, më futi krahun dhe duke u larguar nga ekuipazhet tona, mu drejtua: “Petrit, unë jam shumë i kënaqur prej teje, me sjelljet e tua korrekte ndaj meje dhe ekuipazhit sovjetik. Nuk të konsideroj aspak armik, përkundrazi. Gjatë gjithë jetës time, do të kujtoj për të mirë. Kjo është e para që desha të të them. E dyta, kam shumë dëshirë që në të ardhmen jo shumë të largët të takoheshim përsëri si miq, kolegë dhe nënujës.... E dhëntë zoti!. Dhe tani Proshaj (Lamtumirë)” – foli Kumarovi dhe të dy u përqafuam për të fundit herë. Është shumë e çuditshme por ashtu siç do ti mbyll këto kujtime, në epilogun e tyre, ju do të mësoni se në 4 gusht 1999, pas 38 vitesh unë do të takohesha përsëri me Kumarovin në Moskë.
Përtej rastësisë
Dhe ja më në fund, pas drekës së 4 qershorit, na lanë plotësisht të qetë dhe të lirë nga prezenca për gati tre vjet shumë anijeve dhe efektivave sovjetikë, prej të cilave, neve na mbeten 4 nëndetëse dhe baza e tyre lundruese. Është shumë e çuditshme përputhja e datës së largimit të nëndetëseve nga Pashalimani më 4 qershor 1961 me datën e takimit të Nikita Hrushovit me presidentin amerikan Xhon Kenedi, takim i cili u bë në Vienë, po më 4 qershor të atij viti. Ma ha mendja se kjo ishte vetëm një rastësi, pavarësisht propagandës tonë të atëhershme, e cila e konsideronte largimin e nëndetëseve sovjetike nga Pashalimani si kusht që Kenedi i kishte bërë Hrushovit për të bërë takimin në Vienë. Sovjetikët ikën, por për ne, ekuipazhin shqiptar të nëndetëseve filluan problemet dhe hallet e mëdha: ato të parrezikshmërisë së tyre. “Dije dhe kujtoje mirë Petja! Çdo gjë që mund të jetë bërë në nëndetëset tona është bërë pa dijeninë tonë...!”. Ky ishte mesazhi i fundit që më la një tjetër mik sovjetik, emrin e të cilit nuk dua t;’ia përmend por që me të në ato vite na lidhte mosha dhe respekti që kishim krijuar për njëri-tjetrin gjatë viteve të punës dhe të jetës në Pashaliman. Këtë thënie të tij, kuptohet që unë menjëherë ia transmetova eprorëve të mijë.
Gatishmëria
Nuk vonoi, pasi sovjetikët dolën nga Gjiri i Vlorës, të katër nëndetëset tona dolën nga Baza e Pashalimanit dhe u vendosën në spirancë, rreth dy milje larg njëra-tjetrës, në bregdetin lindor të Karaburunit. Ne kishim urdhër që për dy javë ekuipazhet të kontrollonin parrezikshmërinë e nëndetëseve. Çdo ditë punuam me orë të zgjatura dhe në kushte tepër të vështira të furnizimit me ushqime, ujit të pijshëm dhe vapës së madhe që sapo kishte filluar. Në nëndetëse çdo gjë ishte e mundur. U prek me dorë, u pa me sy, u nuhat me hundë, etj., me qëllim që të bindeshim se në të, në “vija të trasha”, nuk kishte probleme urgjente. Kuptohet, më vonë, duhej menduar dhe studiuar shumë më mirë se cilat do të ishin masat parandaluese për të evituar nga ndonjë sabotim që mund të na ishte bërë nga pala sovjetike me pasoja, kuptohet “katastrofike. Me sa më kujtohet, ne qëndruam rreth dy javë në Spirancë, duke iu bërë një kontroll tepër të imët skafit të nëndetëseve për tu bindur se çdo gjë ishte e parrezikshme. Pas këtij kontrolli me tepër përgjegjësi, ne, me firmat e të gjithë kuadrove oficerë nënujës, përpiluam proces-verbalin e nevojshëm dhe me atë në dorë, u paraqitëm tek Komandanti i Brigadës së Nëndetëseve Dashamir Ohri, i citoi edhe ai për dy javë qëndronte në spirancë me anijen Tomori. Më kujtohet në procesverbalin tim të nëndetëses, ku unë shprehja dyshimin për parrezikshmërinë e cisternave të ballastit kryesor dhe të cisternave karburantit, të cilat nuk ishin kontrolluar ngaqë ato mund të kontrolloheshin vetëm kur nëndetësja të dilte në dok. Kuptohet se rreth këtyre dyshimeve që ishin shprehur në procesverbal u grindëm ashpër edhe me Dashamirin, sepse sipas tij, një dyshim i tillë ishte i paargumentuar siç duhet. Si duket, Komandanti nuk donte që me këto dyshime të ngjallte panik tek ekuipazhet e nëndetëseve dhe për këtë ai kishte plotësisht të drejtë.
Materiali është marrë nga libri “Në Bazën Detare të Pashalimanit” me autor Petrit Myftiun
25 Mars 2010