E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohen emigrantët, situatë e qetë në Kakavijë

Situatë e përballueshme dhe tejet kostante paraqitet në pikën kufitare të Kakavijës ku ka nisur fluksi i emigrantëve që nisen drejt shtetit grek. Gjatë 36 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar kufirin 5800 shtetas. Në një lidhje telefonike për “Ora News”, korespodenti nga Gjirokastra konfirmon se nga pala shqiptare po punohet me 6 sportele duke favorizuar dhe rrjedhshmërinë e lëvizjes. Ndërkohë nga pala greke po punohet me 2 sportele.
 

Ardhja e emigrantëve me rastin e festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në atdhe nga Greqia nuk ka shkaktuar kaos ne pikën kufitare të Kakavijës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›