E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet “fotografia e Atlantidës”

Google i shoi shpresat e atyre që dëshironin të shihnin Atlantidën, duke e larguar atë nga Google Earth. Ishte kjo një fotografi që u përfol shumë si e këtij qyteti të humbur antik.

Sipas gazetës britanike ‘Daily Mail’, fotografia që ishte zbuluar në vitin 2009, tregonte vendin e supozuar ku mendohej të ketë qenë i ndërtuar qyteti i vjetër.

Megjithëse Google këtë fotografi e mbajti për tre vjet, ajo konsiderohej si vetëm një fotografi e gabuar dhe e bërë gjatë grumbullimit të të dhënave, andaj edhe nuk u mendua se paraqiste qytetin antik të zhdukur nën oqean.

Mirëpo, dy ekspertë të oqeanografisë, të cilët e dërguan një postim në blogun zyrtar të Google, e dëshmuan të kundërtën. Ata treguan se, po qe se fotografia do të ishte reale, atëherë disa nga blloqet e qytetit Atlantida do të ishin deri në tetë milje të gjata.

Fotografia e dyshuar si e Atlantidës ishte pjesë e përpjekjes së Google, Institutit të Oqeanografisë Scripps, Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) dhe e disa agjencive të tjera, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së fotografive nënujore në softuerin e Google Earth.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›