Trashëgimia n’tryezë

Në kuadër të aktivitetit “Trashëgimia n’Tryezë”, më 23 shkurt në Prishtinë mbahet debati i emërtuar “Trashëgimia Arkeologjike dhe Prioritetet”.
Debati fillon nga ora 14, dhe mbahet në selinë e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), në rrugën Sylejman Vokshi 12, në Prishtinë.
Sipas organizatores dhe kryetares, Edi Shukriu, disa nga temat që pritet të ngrihen në debat janë:
Në çfarë gjendjeje është trashëgimia arkeologjike në Republikën e Kosovës? A janë përcaktuar prioritetet shkencore dhe profesionale? Ku dhe si përcaktohen prioritetet? A respektohen ligjet në fuqi? Veç kësaj, tema diskutimi do të jenë edhe një varg çështjesh tjera me interes.