Shpresa, humbje dramatike apo teatrale në Poloni?
U-21 ELIMINATORE
POLONI SHQIPËRI 4-3
Shënues: Kroshoviak 34 (11-m), Klish 54, Sobiesh 64, Vozniak 90+1 / Sadiku 55, 89, Bala 81
Polonia: Skorupski, Vozniak, Krishoviak, Aldas, Timinski (Drigas 46), Olkouski (Përzibeski 67), Borishuk, Sobiesh, Klish (Uzholek 84), Kupis, Malarzhik.
Trajner: Stefan Majevski
Shqipëria: Frashëri, Baçi, Peqini, Bunjaku, Brahimi (Dosti 85), Bala, Vucaj (Telushi 74), Sadiku, Vajushi, Sykaj, Gava.
Trajner: Artan Bushati
Kartonë të verdhë: Borishuk, Timinski, Klish, Drigas(2), Vozniak, Aldas / Bala, Sykaj (2)
Karton të kuq: Drigas, Sykaj
Gjyqtarë: Padraig Suton, Kenet Hensesi, Alen Linsh (Irlandë)
Pas humbjes 3-0 në Korçë, Shpresa e trajnerit Artan Bushtati ka marrë një tjetër disfatë nga Polonia, ku sot janë mundur 4-3. Nga mënyra se si u zhvillua ky takim, humbja e Shqipërisë është dramatike, pasi në minutën e 89-të rezultati ishte 3-3 dhe në fund ndëshkohen nga polakët. I çuditshëm është fakti se në dy ndeshjet e fundit të kombëtares U-21 rezultati është i njëjtë 4-3, por me kahe të kundërta, ku në Korçë mundëm Moldavinë me këtë rezultat, ndërsa sot na mposht Polonia. Tjetër fak çuditës është se pjesët e para janë shterpa, ndërsa në pjesën e dytë plasin golat. Pra rezultatet e kombëtares U-21 mbeten mes dramacitetit dhe teatrit. Më shumë mund të qëndrojë kjo e fundit, por nuk mund ta pranojmë në trajtë përfundimtare, sepse mungojnë provat.
