Worthington lë Irlandën e Veriut

Nigel Worthington nuk do të jetë më selektor i Irlandës së Veriut. Ai është përshëndetur nga ky ekip pas ndeshjes me Italinë, e cila u zhvillua mbrëmë, me të përfunduar kualifikimet për ‘Euro 2012’.
“Mendoj se është momenti i duhur, pas katër vjetësh e gjysmë bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Irlandës së Veriut dhe me lojtarët, që ishin fantastikë. Është një vendim i lidhur me futbollin, nuk ka asnjë presion nga ana e tifozëve apo nga Federata”, deklaroi Worthington pasi e bëri publik vendimin e tij për tërheqje nga posti i deritashëm.