Fitore për ta ruajtur kreun
Pas një pauze të shkurtër, skuadrat e Superligës sërish do të kthehen në aksion. Ndeshja ndërmjet dy rivalëve të vjetër Prishtinës dhe Lirisë do ta hapë xhiron e nëntë në elitën e futbollit kosovar.
Lideri i Superligës pas humbjes nga Trepça ’89 të martën do ta ketë përballë ekipin e Lirisë që këtë sezon nuk e ka nisur mirë pasi zë vendin e fundit në tabelë. Megjithëkëtë, trajneri i bardhekatërve, Ramiz Krasniqi, respekton kundërshtarin, por thotë se pikët do t’i ndalë në kryeqytet.
“Pavarësisht gjendjes së Lirisë, ky është një derbi. Në skuadrën e Lirisë ka lojtar te rinj, ne duhet t’i respektojmë. Pas humbjes nga Trepça ’89 jemi kthyer. Kësaj ndeshjeje kemi punuar gjatë javës mirë dhe normalisht do të luajmë me plot forcë në këtë takim, duke luajtur lojën tonë dhe nëpërmjet aksioneve do të mundohemi ta ndëshkojmë kundërshtari. Do ta japim maksimumin që ta kalojmë edhe lirinë”, ka thënë Krasniqi.
Në anën tjetër, trajneri i Lirisë, Ali Maralusha, është i vetëdijshëm se përballë ka një kundërshtar të fortë. Megjithëkëtë, ai thotë se do të mundohet t’i bëjë ballë ekipit bardhekaltër.
“Do të shkojmë në Prishtinë që ta luajmë lojën tonë. Prishtina ka ekip të mirë, këtë e tregon edhe renditja tabelore. Por, kjo nuk do të thotë se jemi dorëzuar dhe në Prishtinë do të mundohemi të nxjerrim një rezultat të favorshëm”, ka thënë Maralusha.
Ndërsa të mërkurën do të zhvillohen edhe pesë ndeshje tjera, ku spikat derbi i qytetit të Gjilanit ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Superliga – Xhiroja e nëntë
E martë
Prishtina – Liria
E mërkurë
Lepenci – Trepça ‘89
Trepça – Hysi
Besa – Vëllaznimi
Gjilani – Drita
KEK-u – Drenica
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.