Largohet Elisa Spiropali nga asambleja e FRESSH
Share
Ka nisur me incident mbledhja e asamblesë së FRESSH. Kryetarja e sapozgjedhur Elisa Spriopali është larguar para fillimit të mbledhjes pasi sipas saj listat e asamblesë janë ndërruar nga sekretariati për rininë në kundërshtim me statusin, raporton Vizion Plus. Së bashku me kryetaren e FRESSH janë larguar edhe mbështetësit e saj në këtë forum. Mbledhja ka filluar me një orë vonesë dhe Edi Rama ka preferuar të mos e përmendë para medias largimin e kryetares së FRESSH. Elisa Sipropali u zgjodh të krye të FRESSH me 47% të votave në 12 qershor.