Largohet kreu i PS-së së Durrësit në prag të fushatës
03/04/2009 Pas presionit të degëve starton zgjidhja e drejtuesit të fushatës në qytetin bregdetar
Gazmir Bizhga, kryetar i PS-së së Durrësit, është larguar nga posti drejtues, por ka qëndruar brenda strukturave drejtuese politike. Asambleja e PS-së së Qarkut të Durrësit është mbledhur në orët e vona të pasdites dhe ka diskutuar vetëm zhvillimin e fundit politik lokal, që ka të bëjë me zëvendësimin e Gazmir Bizhgës. Mbrëmë asambleja socialiste ka pranuar dorëheqjen e Bizhgës, e cila është motivuar nga kryetari i PS-së lokale si pamundësi për të përballuar të gjithë intensitetin e punës në prag të zgjedhjeve të rëndësishme qendrore të qershorit 2009 si dhe të fushatës që duhet të organizohet në këto zgjedhje. Një vendim i tillë i Bizhgës nuk ka pasur reagime, pasi që më parë anëtarësia e asamblesë kishte dijeni. Ndërkohë as Arla Gruda nuk ka mundur të marrë konsensusin e anëtarëve të PS-së për të drejtuar qoftë dhe e komanduar këtë degë të socialistëve. Këtë takim politik të rëndësishëm në socialistëve të qarkut ka qenë i ngarkuar për ta ndjekur Namik Dokle. Por pikërisht për shkak të sinjaleve paraprake se socialistët nuk do të pranonin komandimin në 3 muaj të një emri nga Tirana apo Durrësi dhe as të lëshonin pe në parimin e të zgjedhurit ka bërë që Dokle të mos marrë pjesë, duke u justifikuar me praninë e tij në Shkodër.
Përplasjet
Që para se PS-ja të futej në zgjedhjet politike për pushtetin vendor të vitit 2007 një pjesë e konsideruar e anëtarësisë e kishte kërkuar largimin e Bizhgës. Ka qenë humbja e thellë e të gjitha mandateve për në Kuvendin e Shqipërisë nga e majta në Durrës që shumica e organizatave në Durrës të kërkojnë largimin e Bizhgës. Nga ana tjetër, një peticion drejtuar selisë në Tiranë të nënshkruar nga shumë figura të njohura politike në Durrës kanë ushtruar presion derisa mësuan se kryesia e PSSH-së nuk do ta largojë Bizhgën. Pikërisht në të tilla kushte fraksionistët dhe të pakënaqurit krijuan si fillim degën e PSV ’91 të Petro Koçit, duke i larguar një pjesë të anëtarësisë e mbi të gjitha të emrave të tillë, si Paqësor Zeneli, Agim Maksuti, Liri Golemi etj. Pa kaluar shumë kohë PS-ja merr goditje të tjera, duke fraksionuar në një krah të rebeluarit dhe në anën tjetër mbështetës të Gazmir Bizhgës, ndërkohë që jo pak prej tyre i mori LSI-ja e Metës. Kështu, ish-kryetari i Bashkisë Lefter Koka, sekterari i PS-s Astrit Kote, ishë-kryetari i Qarkut dhe kryetar i grupit të PS-së në këshillin e Bashkisë Genci Alizoti kanë kaluar në një ditë në anë të Metës. Pas gjithë këtyre sherreve dhe në prag të fushatës PS-ja kërkon të reagojë për të mbajtur e forcuar elektoratin, me të cilin Bizhga ka pasur jo pak fërkime. Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako, një nga emrat që gëzon autoritet tek Edi Rama, ka thënë se Gazmir Bizhga me vendimin e tij të dorëheqjes ka shumë mundësi të jetë numri 1 ose 2 në listën e PS-së së Durrësit për mandatin e deputetit në zgjedhjet e qershorit.