E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaret e Gerdecit, Shqiperia ne NATO me 26 viktima

Tiarnë, 3 prill, 12:55, NOA – Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit protestojnë në sheshin “Skëndërbej”.

Protesta e tyre me moton “Duam drejtësi për çështjen” bëhet në momentin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Familjarët e viktimave pohuan se vendi ynë u anëtarësua në NATO, por ka në ndërgjegjje 26 viktima.

Ata kanë kërkuar nëpërmjet mediave të pranishme që politka  të mos e përdorë ngjarjen për interesa të saj. Ka qenë lëvizja ‘Mjaft’ që ka mbështetur protestën në sheshin “Skëndërbej” dhe ka rrugëtuar bashkë me familjarët e viktimave të 15 marsit në Gërdec një vit më parë.

s.v/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›