“Arenë lufte” në Ersekë
03/04/2009 Sherr në lokal, gotat e thyera plagosin klientët
KOLONJË- Një nga lokalet e qytetit të vogël të Ersekës është kthyer në fushë beteje, ku nga gotat dhe shishet e hedhura sa andej-këndej, nga tre protagonistë të një sherri, kanë mbetur të plagosur edhe klientë të tjerë që gjendeshin aty për qejf të tyre. Policia nuk ka bërë të ditur numrin e të lënduarve, por ka theksuar se plagosjet kanë qenë të lehta. Sipas burimeve të policisë, autorë të kësaj ngjarjeje janë: Ilgli Iljazi, 27 vjeç, banues në fshatin Taç të Kolonjës, si dhe dy persona të tjerë; Xhemal Halili, 45 vjeç dhe Mariglen Sardi, 20 vjeç që të dy lindur dhe banues në qytetin e Ersekës. Të njëjtat burime vunë në dukje se ka qenë Igli Iljazi, ai që është konfliktuar me dy shtetasit e tjerë (Halilin dhe Sardin), të cilët i ka goditur me grushte dhe sende të forta (gota dhe shishe). Pas kësaj lokali në pronësi të shtetasit Servet Meko, është kthyer në një “arenë” të vërtetë “lufte”.