“Shqipëria në NATO - një arritje vërtet historike, që shënon fundin e luftës sonë shekullore për liri dhe siguri”
03/04/2009 Flasin përfaqësuesit më të lartë të Shqipërisë në SHBA dhe OKB
UASHINGTON D.C – Me ceremoninë e zhvilluar të enjten paradite në Departamentin Amerikan të Shtetit Republika e Shqipërisë u bë anëtari i 28-të e NATO-s. Shqipëria dhe Kroacia janë pranuar në NATO në prag të samitit jubilar të 60-vjetorit të themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në një ceremoni të zhvilluar në Departamentin e Shtetit me nënshkrimin dhe dorëzimin e certifikatave të ratifikimit zyrtar të anëtarësisë, të cilat Shqipërisë dhe Kroacisë i janë ndarë në Uashington. Me pranimin e këtyre dy vendeve ballkanike shkon në 28 numri i anëtarëve të NATO-s. Në samitin e NATO-s, i cili zhvillohet të premten dhe të shtunën në Strasburg të Francës dhe Kehl të Gjermanisë, Shqipëria dhe Kroacia do të kenë të drejtën e plotë të votës. Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç foli për realizimin e një qëllimi të rëndësishëm në politikën e jashtme të vendit të tij. Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e quajti anëtarësimin në NATO si realizim të ëndrrave shqiptare. Në një intervistë ekskluzive të posaçme për këtë ngjarje historike për gazetën “Metropol” folën tre përfaqësuesit e shtetit shqiptar në SHBA: ambasadori i Republikës së Shqipërisë në SHBA, dr. Aleksandër Sallabanda, ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së Adrian Neritani dhe sekretari politik i ambasadës sonë në Uashington Dritan Mishto, përfaqësuesi shqiptar, i ngarkuar me çështjet e NATO-s në SHBA. Ambasadori i Shqipërisë Sallabanda shprehu mirënjohjen ndaj aleancës për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. “Kjo është një arritje vërtet historike, që shënon fundin e luftës sonë shekullore për liri dhe siguri. Më lejoni të shpreh gjithashtu një mirënjohje të veçantë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Politika e dyerve të hapura e NATO-s dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk do të kishte qenë e suksesshme pa angazhimin e patundur të Shteteve të Bashkuara për të zgjeruar zonën e lirisë dhe sigurisë pas fundit të Luftës së Ftohtë, duke konsoliduar vizionin e një Evrope të bashkuar dhe të lirë.” Ambasadori Sallabanda tha se Shqipëria për përballimin e sfidave dhe përgjegjësive, si vend anëtar i NATO-s, do të tregojë gatishmërinë e qeverisë shqiptare për tu përballur me sfidat e Aleancës Atlantike të Veriut. “Ndaj përfitoj nga rasti që në emër të qeverisë shqiptare të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që vendet e Aleancës i dhanë Shqipërisë. Gjithashtu, duke vlerësuar anëtarësimin i Shqipërisë në Aleancë, mendoj se i jepet fund luftës së Shqipërisë për siguri”, - theksoi ai. Nga ana e tij sekretari politik i ambasadës sonë në Uashington Dritan Mishto, njëherësh përfaqësues i shqiptar i ngarkuar me çështjet e NATO-s në SHBA, tha për “Metropol” se “reformat qeveritare marrin kësisoj edhe një herë vlerësimet e aleancës më të fuqishme të botës, duke riafirmuar se Shqipëria, ndonëse një demokraci e re, por që funksionon, e ka merituar vendin e saj krah shteteve të zhvilluara perëndimore në tryezën e NATO-s”.
Mishto: SHBA dhe Presidenti Bush mbështetës për anëtarësimin
“Metropol” – Zoti Mishto, çpërfaqëson ceremonia e sotme në Departamentin e Shtetit dhe nënshkrimi i këtij dokumenti për pranimin e Shqipërisë në NATO?
Mishto - Me këtë ceremoni Republika e Shqipërisë u bë de facto dhe de jure anëtare me të drejta të plota e Aleancës Veriatlantike. Më lejoni paraprakisht të sjell në vëmendje se SHBA-të dhe ish-presidenti i SHBA-ve Xhorxh W. Bush kanë luajtur rolin kryesor mbështetës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Deklaratat kulmore të Presidentit Bush gjatë vizitës së tij historike në 10 qershor 2007 në Tiranë për pavarësinë e Kosovës, ftesën e atëhershme të Shqipërisë në NATO dhe në qëndrimet e shpeshtuara pozitive të Kongresit Senatit dhe qeverisë amerikane në vijim, dëshmojnë jo vetëm për aleancën e pakthyeshme mes dy vendeve tona, por dhe për pozicionin tashmë të merituar të Shqipërisë në tryezën e organizatës më të fuqishme globale, si mike e madhe dhe e përjetshme e SHBA-ve”.
- Si përfaqësues i shqiptar i NATO-s në Uashington, si e vlerësoni ju këtë ceremoni?
Mishto - Në të tilla situata nuk mund të thuash asgjë më shumë sesa falënderime të pamasa për SHBA-të, për mbështetjen e hapur dhe të pakufishme të dhënë për anëtarësimin tonë në NATO si dhe për faktin që reformat e suksesshme të qeverisë Berisha janë konstatuar si një element që e ka përshpejtuar këtë proces. Mund të thuhet se është një histori suksesi e vetë aleancës, që zgjerohet dita-ditës me demokraci të reja.”
- Pra, sipas jush kjo ceremoni është një certifikim i reformave të qeverisë Berisha nga Presidenti amerikan?
Mishto - Në përgjigje të pyetjes suaj, më lejoni të bëjë një parantezë. Ceremonia përbën për nga momenti që zhvillohet një krah miqësor më shumë në rrugën tonë të reformave qeverisëse. Një akt zyrtar nga fillon anëtarësimi. NATO-ja vërtet është aleancë e lirisë, e paqes dhe e vlerave të larta demokratike, por është edhe aleancë e meritës. Me këtë dua të them se që në aktin e themelimit të saj sanksionohet se anëtarësimi në aleancë bëhet vetëm mbi bazën e performancës së vendeve aspirante. Duke u kthyer te pyetja juaj, nuk mund të rri pa thënë se reformat qeveritare marrin kësisoj edhe një herë vlerësimet e presidentit të vendit më të fuqishëm të botës, duke riafirmuar se Shqipëria, ndonëse një demokraci e re, por që funksionon, e ka merituar vendin e saj krah shteteve të zhvilluara perëndimore në tryezën e NATO-s.
- Në këtë ditë historike sa dhe ku shkon mirënjohja shqiptare?
Mishto - Me zgjerimin e saj vitet e fundit NATO-ja e feston 60-vjetorin më 4 prill si një aleancë e gjallëruar me kapacitete të reja, si një aleancë me një ekspansion demokratik, duke demonstruar se vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë ruhen e respektohen gjithnjë e më shumë. Natyrisht, në tërë këtë proces SHBA-të kanë luajtur rolin e tyre historik, për të cilin mendoj se jo vetëm shqiptarët, por edhe vetë Aleanca u është mirënjohëse.
Neritani: Shqipëria e meritoi anëtarësimin në Aleancë
Ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së Adrian Neritani u pyet në lidhje me domethënien e anëtarësimit të vendit tonë në NATO.
Neritani - Pranimi i Shqipërisë në NATO është një ngjarje historike, që bashkon vendin tonë me Aleancën më të suksesshme të njohur në historinë botërore në shërbim të paqes e sigurisë globale. Ky bashkëpunim ka në themel të tij sistemin e përbashkët të vlerave që ne ndërtojmë dhe aspirojmë si dhe të përgjegjësive me të cilat ne jemi testuar e do të vijojmë të angazhohemi si partnerë aktiv e dinjitoz.
- Çfarë përfiton mendon Shqipëria me hyrjen në NATO?
Neritani - Shqipëria do të jetë më e vendosur për konsolidimin e vlerave të përbashkëta dhe do të jetë partnere aktive në favor të paqes e stabilitetit. Ky është një përfitim i madh i demokracisë institucionale, i pakrahasuar me asnjë eveniment tjetër të mëparshëm.
- Cilat janë arsyet që NATO-ja pranon Shqipërinë të bëhet pjesë e saj?
Neritani - Lexuesit e gazetës suaj në Amerikë e dinë kuptimin dhe e përdorin shpesh shprehjen: “There is no free lunch” (“Nuk ka asnjë vakt falas”) dhe “You gotta earn it” (“Duhet ta meritosh atë”).
Kreu i PR-së përshëndet anëtarësimin në NATO
“Shqipëria pjesë e një familjeje vlerash”
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka përshëndetur anëtarësimin e vendit tonë me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ish-ministri i Mbrojtjes në vlerësimet e tij ka thënë se kjo do të mbetet një ditë historike për Shqipërinë, e cila duhet të bëjë krenar çdo shqiptar. “Kjo është një ditë historike dhe krenarie, sepse Shqipëria nuk është tashmë thjesht anëtare e një prej aleancave më të fuqishme të sigurisë kolektive, por edhe pjesë e një familjeje vlerash”, - ka thënë Mediu. Ai nënvizoi se kjo ngjarje historike nuk është rezultat i një zhvillimi politik rutinë, nuk është dhuratë, por fryt i një pune këmbëngulëse. Kreu i PR-së ka nënvizuar edhe rolin që ka pasur opozita aktuale në udhën drejt anëtarësimit në NATO. Megjithatë, ai deklaroi se do të ishte naive dhe pa kuptim të thuhej se anëtarësimi në NATO erdhi se opozita propozoi një rezolutë, pasi nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të hidhte poshtë atë kontribut që kanë dhënë në vite. “Opozita më tepër se të zhvlerësojë këtë proces duhet të analizojë me përgjegjësi, së bashku me mazhorancën, këtë situatë historike, në mënyrë që të ndërtojmë një vizion të përbashkët për detyrimet tona në këtë aleancë për interesin shqiptar”, -tha Mediu. Ai nënvizoi kontributin që ka dhënë PR-ja gjatë këtij procesi të rëndësishëm.