E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet kreu i militantëve çeçenë

Udhëheqësi i kryengritësve çeçenë, Doku Umarov është tërhequr nga detyra duke ia lënë vendin Aslambek Vadalovit. Dorëheqja e Umarovit është bërë “për arsye shëndetësore” thuhet në një informacion të botuar në një faqe interneti që mbështet rebelët çeçenë.

Së fundi SHBA e ka përfshirë Umarovin në listën e terroristëve.

Umarov ka marrë përgjegjësinë për sulmet e muajve të fundit në Kaukazin e Veriut, sulme që kanë pasur si cak forcat ruse të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›