Castro “liberalizon” ekonominë kubane
Qeveria e Kubës planifikon të zvogëlojë kontrollin mbi bizneset e vogla, do të largojë nga puna punëtorët e tepërt dhe do të lejojë më shumë vetëpunësimin, tha presidenti i Kubës, Raul Castro.
Ai shtoi se një në çdo pesë punonjës në sektorin shtetëror është i tepërt.
Rreth 95 për qind e gjithë kubanëve punojnë në sektorin shtetëror.
Sidoqoftë, Castro e përjashtoi mundësinë e ristrukturimit të plotë të sistemit komunist ekonomik të vendit, si reagim ndaj krizës ekonomike, me të cilën po përballet Kuba.
“Me përvojën e akumuluar gjatë më shumë se 55 viteve të betejës revolucionare, nuk duket se jemi në një situatë edhe aq të vështirë”, theksoi Castro.