E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: Reforma në drejtësi, përgjegjësi e të gjitha palëve

TIRANE- Partia Socialiste e Shqipërisë pas ftesës së drejtuar pozitës për një tryezë për reformat në drejtësi hapi sot tryezën e bisedimeve me temë: Drejtesia ne sfiden e integrimit, reflektim mbi rekomandimet e raport progresit te BE-se. Ftesës së drejtuar nga deputetët e PS-së mazhorancës, duket se sot iu përgjigj vetëm grupi i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, me përfaqësues në këto bisedime, Lefter Kokën.

Deputetit Xhafaj nënvizoi se refuzimi për statusin e vendit kandidat për në BE është përgjegjësi e të gjitha palëve. Refuzimi i statusit pwr vend kandidat pwr tw dytwn herw është dështim i të gjithëve dhe përgjegjësia është konkrete. Ne e kemi hedhur hapin tonë, kemi bërë reflektim të parë, duke gjykuar për atë që do vijë, ne kemi propozuar pakt për Shqipërinë si gjithë Europa.

Sipas tij kjo është një sfidë si për qeverinë ashtu edhe opozitën. Drejtësia është përgjegjësja kryesore për situatën ku ndodhemi. Tryeza jonë synon të sjellë mesazhin e rëndësishëm se kontributi i gjithkujt është i nevojshëm, i pranueshëm dhe i lavdërueshëm. Ne deputetë të PS, jemi ketu për të qenë mirkuptues ndaj sugjerimeve tuaja- tha deputeti Xhafaj.

Në ftesën e PS-sëFtesës së Partisë Socialiste, saktesohet se në 30 minutat e para do të prezantohet qellimet e tryezës dhe në 60 minuta të tjera do të ketë diskutime të lira. Çdo 15 minuta do të ketë konkluzioneve të dala nga mbledhja. Ndërkohë burime nga PD-ja njoftuan se nuk do të mund të jenë të pranishëm në takim. Ata e konsiderojnë një takim partiak.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reforma në drejtësi, PS ftesë PD-së për bisedime
  2. Reforma zgjedhore, kanë filluar bisedimet pozitë-opozitë
  3. Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›