E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lauka, sot në Komisionin e Jashtëm

 

Islam Lauka do të jetë sot në Komisionin e Jashtëm parlamentar për të marrë pëlqimin e tij. Përmes një seance dëgjimore, deputetët e Komisionit të Jashtëm do të njihen me CV-në dhe prioritetet e tij gjatë përmbushjes së misionit të tij si ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës. Nga ana e tyre deputetët do të kenë rastin të bëjnë pyetjet e tyre rreth kësaj kandidature. Kandidatura e Islam Laukës ka mbërritur në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit si propozim i qeverisë, ndërsa pritet që pas pëlqimit që do të marrë nga ky komision, do të jetë Presidenti i Republikës që do ta dekretojë atë. Edhe pse Lauka ishte emri i parë i artikuluar nga Kryeministri Berisha si kandidat potencial që ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, emërimi i tij mbeti pezull për afër 1 vit, duke e lënë përfaqësimin tonë diplomatik në rang të ngarkuari me punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›