Laura Boldrini zgjidhet presidente e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin e Italisë

Laura Boldrini zgjidhet presidente e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin e Italisë, me 310 vota. Zgjedhjet u zhvilluan sot, në “sy” të kamerave të televizioneve italiane. Emri i Laurës është i njohur nga publiku shqiptar, pasi ajo është marrë me çështje e refugjatëve në luftën e Kosovës, gjithashtu Boldrini ishte ish-zëdhënëse e UNHCR.
Presidentja e sapo zgjedhur, Laura Boldrini kandidoi në zgjedhjet italiane me partinë e Niki Vendolës.
Laura Boldrini ndoqi gjithë çështjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës dhe për disa muaj qëndroi në Kukës në mbështetjeve të kosovarëve të dëbuar nga serbët. Votimi i saj erdhi pas dështimit të djeshëm të tre votimeve radhazi./Indeksonline/