E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: SHQUP-i, një shtëpi dasmash dhe ceremonish mortore

salaKryeministri në largim, Sali Berisha, në mbledhjen e radhës së qeverisë, ka reaguar për vendimin e kalimit të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nën pronësinë e PD-së. Ai ka thënë se kjo shtëpi ka dalë jashtë çdo funksioni dhe është kthyer në një godinë për dasma dhe ceremoni mortore. Ndërkohë, lidhur me fshehjen e vendimit, Berisha ka thënë se është bërë një gabim, ndaj dhe nuk është publikuar.

Vendimi nuk u zbardh, sepse u mor vesh se ishte bërë një gabim. Vendimi për kalimin e SHQUP-it për Bashkinë e Tiranës dhe më pas për PD-në, nuk mund të vinte pa dekretin e presidentit të Republikës. Ndaj nuk u zbardh, pasi në rast se presidenti nuk e dekretonte, nuk mund të merrej.

Por, cila është e vërteta për këtë çështje. SHQUP-i prej 12 vjetësh ka humbur çdo lloj funksioni. Ajo është shndërruar në shtëpi dasmash dhe ceremonish mortore. Këtë e di kushdo, tha Berisha, ndërsa ka akuzuar Ramën për reagimin e tij:

I them zotit Rama se me atë ciu-ciun e djeshëm, ke treguar moralin e shpëlarë që ke. Qendrimi i djeshëm i Ramës ishte armiqësor ndaj kundërshtarit./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›