Lauran Bica promovon studimin për Prof. Hasan Tahsinin
Problematika e Shqipërisë Jugore, fatit të krahinës së çamërisë pasurohet më ndriçimin e një fenomeni evropian në sferat e dijes akademike. Figura poliedrike e kryerilindasit Hasan Tahsini u pasqyrua në një konferencë dhe promovim libri të autorit Lauran Bica; titulluar "Prof. Hasan Tahsini". Në këtë tryezë studimore të drejtuar nga profesor Bashkim Kucuku, studiuesit Selman Sheme, Miti Koci , shkrimtari Arben Kondi apo ish diplomati Esat Myftari u zbuluan fakte të reja mbi përfaqësuesin më të vlerë nga Ninati i krahinës së çamërisë në botën intelektuale evropiane të fundshekullit të nëntëmbëdhjetë.
Vepra në tre volume e dr. Laurant Bicës është sintezë e një pune afro 30 vjeçare që përmblidhet në një monografi me afro 1500 faqe. Në brendësi të saj shpërfaqet puna filozofike, shkencore e publicistike si dhe roli i rëndësishëm i dijetarit të lartë të Perandorisë Osmane profesor Hasan Tahsinit i njohur si themeluesit i Universitetit të parë të Stambollit dhe filluesi i lëvizjes për pavarësimin e Shqipërisë.