Konflikti bashki-drejtorile pa paga kujdestarëte konvikteve
GJIROKASTER- Tetë kujdestarët e konvikteve të shkollave të mesme në Gjirokastër, që prej muajit janar të këtij viti nuk kanë marrë pagat mujore. Shkak për këtë situatë të krijuar është bërë kalimi i tyre në varësi të Bashkisë. Nëndrejtori i konviktit në Shkollën e Mesme Pedagogjike shprehet se mosmarrëveshjet mes
Bashkisë dhe Drejtorisë Arsimore të Rrethit po u kushtojnë shtrenjtë 8 njerëzve hallexhinj, jetesa e të cilëve mbahet vetëm me këto rroga modeste.
“Nga janari deri tani nuk po paguhemi, se ku qëndron defekti ne nuk mund ta zgjidhim. Kemi arritur deri në letra drejtuar Kryeministrit, Ministrit të Financave dhe atij të Arsimit, por e keqja është se ne nuk kemi marrë as përgjigje nga ata.”
Edhe përpara janarit të vitit 2010 në Gjirokastër ka patur mosmarrëveshje midis Bashkisë dhe Drejtorisë Arsimore në lidhje me ecurinë e konvikteve. Ato ishin në një varësi të dyfishtë, në investime përgjigjej Bashkia ndërsa emërimet e personelit kryheshin nga Drejtoria Arsimore.
Ndërkaq, bashkia mendon se fondi i pagave duhet të vijë nga pushteti qëndror ndërsa ky i fundit nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për këtë cështje.
(e.n/News24/BalkanWeb)