E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov: Presidenti amerikan duhet të bashkëpunojë me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se kushdo që do të fitojë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara do t'i duhet të punojë me Rusinë. Reagimi i tij ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë për republikanin Mitt Romney, i cili e konsideron Rusinë si armikun kryesor gjeopolitik.

"Ne do të punojmë me ata udhëheqës që do të vijnë në pushtet dhe që do të zgjidhen nga populli. Ka plot shembuj në histori, kur retorika e fushatës prek ekstremet. Por kur fituesi i zgjedhjeve të fillojë punën, ai do të përballet me problemet e vërteta. Vetëm atëherë mund të krijojmë një opinion për qëllimet e vërteta të njërës apo tjetrës administratë. Jam i sigurt se pavarësisht se çfarë do të ndodhë apo kush do të fitojë, marrëdhëniet me

Rusinë për çdo administratë amerikane nuk do të jenë të parëndësishme", tha Lavrov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›