Ministrat e BE: Shqiptarëve t'u hiqen vizat

Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini dhe ai slloven Samuel Zbogar mbështesin liberalizmin e vizave për Shqipërinë e Bosnje Herzegoninën. Me anë të një letre dërguar homologut të tyre spanjoll Miguel Moratinons, vendi i të cilit mban presidencën e radhës, Frattini dhe Moratinos inkurajojnë në marrjen e një vendimi në samitin e Sarajevës në 2 qershor. Në letrën e cila i është dërguar edhe zyrtarëve të lartë të BE, Frattini dhe Moratinos, shprehen se mbështesin fort që ky vendim për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen të merret brenda presidencës Spanjolle, stafetën e së cilës në 1 korrik e merr Belgjika.