Mund të humbnim nga Shakhtari

Claudio Marchisio e pranoi se Juventusi ka mundur ta humbte ndeshjen e së martës mbrëma nga Shakhtar Donetsku në shtëpi, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ai shtoi se kampioni aktual duhet ta kap maksimumin e pikëve nga përballja e dyfishtë me Nordsjaelland, për t’i mbajtur gjallë shanset për ta arritur fazën kualifikuese.
“Ne luajtëm ndaj një ekipi që bëri futboll të mirë. Nuk e nisëm mirë lojën, ndërsa në fund u vërejt lodhja tek ne. Në anën tjetër, kundërshtari ishte i freskët dhe ne do të mund të humbim. Tash na presin dy lojë të rëndësishme dhe duhet ta nxjerrim maksimumin nga to”, theksoi mesfushori italian.