Një qytet rus kërkon statusin e republikës

Banorët e qytetit Domodedovo, i cili gjendet në jug të Moskës, kanë kumtuar vendosjen e Republikës Demokratike Ruse dhe kanë kërkuar zyrtarisht njohje nga BE-ja.
Asociacioni i Avokatëve të Rusisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriu deklaroi se grupi i aksionit, i cili gjendet në krye të kësaj republike, i ka shkruar BE-së, duke theksuar se autoritetet ruse kanë shkelur në mënyrë serioze parimet e shoqërisë demokratike.
Autoritetet, siç njoftoi agjencia e lajmeve, RIA, kanë injoruar rezultatin e referendumit në vitin 2007, kur gati 100 për qind të banorëve të Domodedovos u shprehën kundër ndërtimit të autostradës në këtë qytet.
Grupi theksoi se Republika Demokratike Ruse duhet të jetë e integruar në BE dhe se shtetet tjera duhet ta njohin si një vend me status të veçantë, që është pjesë e Federatës Ruse, me të drejtë vetëvendosjeje. Emblema e Republikës së re është shqiponja me një kokë.