Lavrov vlerëson marrëdhëniet Rusi-SHBA

Ministri i jashtëm rus ka shprehur optimizëm të kujdesshëm rreth marrëdhënieve me SHBA-në nën drejtimin e presidentit Barack Obama. Duke folur në Moskë, Sergei Lavrov tha se takimi i javës së shkuar midis presidentit rus, Dmitry Medvedev dhe presidentit Obama në samitin e G 20-së në Londër, ishte hap në drejtimin e duhur. Në takim, të dy vendet ranë dakord të rihapin negociatat për ulje të arsenaleve bëthamore. Por zoti Lavrov tha se do të duhet kohë të rindërtohet besimi i humbur gjatë administratës së presidentit Bush. Siç thotë korrespondenti i BBC-së, vërejtjet e zotit Lavrov të transmetuara në televizionin shtetëror kishin si qëllim të shiheshin dhe dëgjoheshin nga një audiencë e gjerë në vend dhe ishin në linjë me të menduarit zyrtar të Kremlinit.