E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA: Partitë të publikojnë listat e kandidatëve

Trasparencë interanacional bën apel partive politike të publikojnë listat e kandidatëve për deputet. TIA e konsideron këtë vonesë si shumë të dëmshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një reagim për mediat, TIA kërkon nga forcat politike garuese në këto zgjedhje të mos fshehin CV e kandidatëve dhe të nxitojnë me publikimin e emra që kandidojnë për deputet. Në këtë dekleratë TIA kërkon gjithashtu që kandidatët të publikojnë edhe dekleratën e pasurisë së kandidatëve në mënyrë që votuesit të njihen me secilin prej tyre. Madje sipas Trasparencë internacional ky process duhet të bëhet përmes publikimit në një faqe zyrtare interneti dhe në gazetat më të mëdha në vend në mënyrë që i gjithë publiku të konsultohet me dekleratat e pasurisë së kandidatëve. Deri në këto momente pavarësisht premtimet për ti bërë publike këto lista shumë kohë përpara zgjedhjeve, ende asnjë parti nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë. Këtu përjashtim bën vetëm lëvizja socialiste për integrim e cila gjatë takimeve të saj nëpër rrethe të ndryshme të vendit ka prezantuar edhe kandidatët e saj për deputetë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›