I dënuari për vrasje në vitin 1993 vrau të bijën pse nuk pranoi të ruante dhentë
Mirash Bregu ka tronditur Shkodrën dje, pasi qëlloi për vdekje vajzën e tij 14 vjeçare dhe më pas në tronditje e sipër qëlloi dhe mbi veten, duke mbetur i vdekur.
Bregu, i dënuar për një vrasje në vitin 1993, si gjithmonë në verë merrte bagëtitë dhe udhëtonte nga fshati Bardhaj në Shkodër në drejtim të vendlindjes, në Dukagjin. Shtegtimi për të ishte i përhershëm, por vajza e tij e dytë, 14 vjeçarja Marjana, ka refuzuar kësaj here të kujdeset për bagëtitë. Sipas Shqip, në gjaknxehtësi e sipër, Mirashi ka marrë armën dhe e ka zbrazur mbi trupin e saj.
Pasi e ka kuptuar krimin, është ulur mbi trupin e saj duke qarë, ndërkohë që dy fëmijët që kishte me vete, janë tmerruar.
Pasi ka qarë mbi trupin e saj, ka telefonuar të vëllanë dhe i ka treguar krimin. Në fund, i ka kthyer armën vetes dhe mbeti i vdekur, duke lënë të shokuar fëmijët e tij.