Turisti irlandez merr virus shqiptar: Rreh gruan e tij në Berat
Ndërsa lajmet e mediave shqiptare këto ditë janë të mbushura me krime monstruoze në familje, duket se virusi e ka zënë edhe një turist irlandez, që ka dhunuar të shoqen e tij, ndërsa ishin duke kaluar disa ditë pushimesh në Berat.
Lajmet për dhunë fizike tek ne janë aq të shumta, sa nuk raportohen më, por kjo e turistit irlandez nuk mund të kalonte pa vëmendjen e medias.
Gruaja e tij, Natalie Doyle, 56 vjeç, është paraqitur në spitalin e Beratit me frakturë në këmbë dhe plagë në krah. Sipas Shqip, policia nuk ka lëshuar një deklaratë për këtë ngjarje, por e ka marrë në pyetje shtetasin irlandez, 63 vjeçarin Pol Kati.
Burime nga policia thonë se shkak për këtë ngjarje të rëndë është konflikti mes tyre pasi Natalie kishte kërkuar ndarjen nga i shoqi, dy javë pas martesës. Kati mendonte se ajo po e bënte këtë gjë për ti marrë pasurinë.