E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk njeh të ndalur kjo çmenduri: Bashkëshorti vret me thikë të shoqen në Tiranë

Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Një 26-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 në banesën e çiftit, ku 26-vjeçari Arben Koxhaj ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Koxhaj, 30 vjeç, pas një grindje me të.

Sipas policisë krimi ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia ka arritur të arrestojë edhe autorin e vrasjes, raporton Ora News.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›