E Diel, 1 Nëntor 2026

Kambisti: Grabitësit ishin pa maska. Ministri i Drejtësisë më pa të gjakosur e lajmëroi policinë

Kambisti i dhunuar në mes të Tiranës, Skënder Hasani, shprehet i tronditur jo më shumë nga ngjarja që i ndodhi atij, por për sigurinë që kanë qytetarët në vendin tonë

Dhunimi i një kambisti në zonën pranë Librit Universitar në Tiranë tronditi shumëkënd në Tiranë.

Skënder Hasani u godit barbarisht ndërsa po shkonte në shtëpi.

Në një intervistë për Panorama, ai thotë se grabitësit e tij ishin katër persona pa maska, të cilët kishin si qëllim ti merrnin çantën ku kishte 10 milion lek të reja.

Paratë ai i merrte nga pika e tij e këmbimit valutor për në shtëpi.

Por atë natë e prisnin katër persona, që e dhunuan pa pasur maska.

Hasani thotë se u përlosh dhe i ndoqi me sa mundi ata, por u shemb në tokë nga plagët e marra.

Ai thotë se më shumë se ngjarja që i ka ndodhur atij, e trondit fakti se çfarë sigurie mund të kenë qytetarët. Hasani deklaron se ai ka pasur dyqan kambizmi në pikat më problematike, madje në kohë më të vështira, dhe asnjëherë nuk i ka ndodhur kjo ngjarje.

Në fund ai rrëfen se ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ai që e ka parë ashtu të gjakosur dhe ka njoftuar policinë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›