E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazarat, sekuestrohen 200 bimë hashash, në pranga çifti kultivues

Vijon operacioni antikanabis në fshatin Lazarat, ku policia e qarkut të Gjirokastrës ka sekuestruar 200 rrënjë bimë narkotike. Droga u gjet në oborrin e shtëpisë së një cifti nga Lazarati në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, në terRitorin e banesës së shtetasit Zenel Basha 43 vjec në fshatin Lazarat, në lagjen "Bregu i Spillos" ishin kultivuar bimë Kanabis Sativa e maskuar rreth e qark me bimë misri dhe rrethuar me mure të larta.
 

Mësohet se 118 bimë Kanabis Sativa varionin nga 180 centimetra deri në 2 metra të larta, ndërsa pjesa tjetër nga 70 deri në 90 centimetra të larta. Një pjesë e bimëve narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës material, ndërsa pjesa tjetër është dëmtuar pas kqyrjes nga grupi hetimor.
 

Në momentin e kontrollit nga ana e policisë në banesë janë gjetur shtetasit Zenel Basha si dhe bashkëshortJa e tij, shtetasja Merita Basha ku kjo e fundit ishte e shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , pasi është e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e rrethit me 3 vite burg për kultivim kanabisi vite më parë.
 

Materialet në ngarkim të çifit Basha i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Operacionet për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Lazarat si dhe për të goditur trafikun e lëndëve narkotike do të jenë aKtive edhe në ditët në vijim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›