E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri Olimpik mbërrin në Brazil. NBC: Eventi më i ndjekur në histori

Londër- Flamuri zyrtar i Lojërave Olimpike ka mbërritur në qytetin brazilian Rio de Janeiro, mikpritësi i eventit të ardhshëm që do të mbahet në 2016-ën.

Kryebashkiaku i Rio-s, Eduardo Paes tundi flamurin pasi doli nga aeroplani me zyrtarë të tjerë dhe atletë që konkuruan në “Londër 2012″.

Flamuri iu dorëzua Zoti Paes të dielën para se flaka olimpike të shuhej në stadium. Ky veprim shënon zyrtarisht fillimin e përgatitjeve të Lojërave “Rio 2016″.

Brazili u rëndit i 22-ti në “Londër 2012″ me 17 medalje të fitura, dy më shumë se në Pekin. Rio do të jetë qyteti i parë i Amerikës së Jugut që do të mikpresë Olimpiadën. Qytetit i duhet të ndërtojë Parkun Olimpik dhe vende të tjera, teksa shumë kanë shprehur shqetësimisn se ka tepër punë për të bërë përpara ngjarjes.

Sistemi i transportit në Rio aktualisht lufton për t’i shërbyer 6 milionë personave që ka vendi. Por Zoti Paes ka premtuar për të transformuar infrastrukturën e qytetit dhe qeveria thonë se të gjithë objektet olimpike do të përfundojnë një vit para se të fillojnë Lojërat.

Ndërkohë që transmetuesi amerikan NBC-ja ka njoftuar se eventi “Londër 2012″ ishte më i shikuari në historinë e SHBA-ve. Sipas të dhënave të tij më shumë se 219 milionë shikues ndoqen Olimpiadën në rrjetet e NBC-së, krahasuar me 215 milionë që ndoqen Olimpiadën e Pekinit 2008.

Rrjeti ka mbuluar 5535 orë transmetim në televizon dhe online, kurse ceremonia e mbylljes tërhoqi një audiencë prej 31 milionë shikuesish. NBC-ja ka paguar 1.18 miliardë dollarë për të drejtat eksluzive të transmetimit të Lojëra Olimpike në SHBA.

Ndërkohë BBC-ja tha se mbulimi i saj i Olimpiadës është ndjekur nga 90% e britanikëve dhe 51.9 milionë njerëz e kanë shikuar të paktën për 15 minuta.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›