Shkodër, plagoset me armë zjarri 25 vjeçari, në kërkim autori

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:50 në lagjen "Tom Kola" të qytetit Shkoder. Shtetasi A. L., 25 vjeç banues në lagjen "Salo Halili" të qytetit Shkodër është plagosur me armë zjarri pistoletë në shpatull, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore, rezultoi se autor i ngjarjes është shtetasi Bledar Dyli, 23 vjeç, banues në lagjen "Vojo Kushi" të qytetit Shkoder, për të cilin u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Nga hetimet e bëra, mësohet se ngjarja ka ndodhur, për motive të dobëta, si pasojë e një konflikti të çastit mes dy të rinjëve.
Lidhur me këtë rast materialet në ngarkim të shtetasit Bledar Dyli, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder, për vepren penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentative" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".