Lazarat, sekuestrohen 500 kg marijuanë
Rreth 500 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë është sekuestruar nga policia në fshatin Lazarat. Një pjesë e ngarkesës ishte bërë gati për t‘u transportuar me një fugon, ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi paraprakisht se droga ishte e destinuar për në Greqi. Policia arrestoi gjatë operacionit "Darka jashtë" xhaxha e nip, Beqir Avdulin, 44 vjeç dhe Hasan Avdulin 27 vjeç, të dy këta banorë të Lazaratit. Mësohet se një pjesë e lëndës narkotike u zbulua në magazinën e 44-vjeçarit. Për të arrestuarit rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërkaq, 37- vjeçari nga Kruja, Eduart Çela, është arrestuar me 2 kilogramë kokainë gjatë tentativës së tij për t‘iu shmangur kontrolleve të Policisë Rrugore në Lezhë. Por, pasi ai ka mundur t‘i shpëtojë postbllokut, policia ka konfirmuar targën, e ka shpallur në kërkim dhe një tjetër postbllok në hyrje të Tiranës e ka ndaluar trafikantin.
Droga në Lazarat
Një sasi prej 500 kilogramësh lëndë narkotike, e dyshuar si marijuanë, është sekuestruar dje në mëngjes në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, gjatë një operacioni të koduar "Darka jashtë". Operacioni që u ndërmor nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Policinë e Qarkut të Gjirokastrës, vunë në pranga dy persona. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur se gjatë këtij operacioni u arrestuan Beqir Avduli, 44 vjeç dhe nipi i tij 27 vjeçar, Hasan Avduli, të dy lindur dhe banues në Lazarat. Të njëjtat burime thanë se një pjesë e lëndës narkotike është sekuestruar në furgonin me targa GJ7320A, e bërë gati për t‘u trafikuar dhe pjesa tjetër në magazinën e shtetasit Beqir Avduli. Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike ka qenë e destinuar për trafik jashtë territorit shqiptar. Ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza "trafikim i lëndëve narkotike", e kryer në bashkëpunim dhe ata do të hetohen nga Prokuroria e Krime të Rënda në Tiranë.
Droga në Tiranë
Ndjekje policore si nëpër filma ka ndodhur në rrugën që lidh Lezhën me Tiranën, në përpjekje për të shtënë në pranga një të ri krutan që besohej se mbante kokainë për ta trafikuar. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se i dyshuar i trafikut të drogave të forta ishte 37-vjeçari Eduart Çela, lindur dhe banues në Krujë. Nga burimet policore bëhet e ditur se Çela, gjatë natës duke gdhirë dita e djeshme, ka udhëtuar me makinën e tij të markës "Kia", tip "Sportage" me targë DR9182D, në drejtim të kryeqytetit. Në lëvizje e sipër, 38-vjeçari ka shmangur ndalimin nga shërbimet e policisë së qarkullimit rrugor Lezhë. Forcat policore të Drejtorisë së Lezhës, janë vënë në alarm dhe kanë njoftuar kolegët e tyre të Durrësit dhe Tiranës. Pas rreth dy orë ndjekjeje nga policia e të dyja drejtorive, 38-vjeçari është ndaluar pa rezistencë nga shërbimet e qarkullimit rrugor në hyrje të qytetit të Tiranës. Nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë DR9182D u konstatua se po transportohej sasia prej 2 kg e 624 gramë lëndë narkotike kokainë, e ndarë dhe paketuar në 5 pako. Policia tha se ndërmori sekuestrimin e sasisë së kokainës që kap vlerën e afro 250 mijë eurove, tre aparate telefoni celular, shumën prej 36000 lekësh dhe 900 eurosh, si dhe mjetin ku transportohej droga e fortë.