300 gra festojnë së bashku buzë detit
Festa e 8 Marsit është ndjerë fuqishëm edhe në qytetin e Vlorës. Femra të moshave të ndryshme, që në orët e para të mëngjesit të djeshëm kanë dalë në mënyrë të organizuar për të festuar në lokalet përgjatë bregdetit. Rreth 300 femra të qytetit janë mbledhur së bashku në mënyrë të organizuar në një restorant buzë detit, ku kanë festuar nën ritme muzikore dhe humor. Këtij grupi i janë bashkuar edhe gra me probleme ekonomike dhe festa është sponsorizuar nga një biznesmen privat.
Për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Femrës, në bregdetin e Vlorës dje erdhën në mënyrë të organizuar gra nga rrethe të ndryshme të vendit, nga Elbasani, Fieri, Berati, Korça, Librazhdi, Lushnja e Durrësi. Edhe pse trafiku rrugor ka qenë i ngarkuar, sidomos në aksin Vlorë-Orikum-Llogora-Dhërmi, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident rrugor.