AK Titaniku PD po mbytet

E shtune 17 Mars 2012 2034
Kreshnik SpahiuDuke zgjedhur Kavajen si qytet-simbol qe sipas Kreshnik Spahiut permbys sisteme politike drejtuesit e aleances kuq e zi ftuan qytetaret tu largohen partive ku militojne dhe ti bashkohen kesaj levizje me nota te forta nacionaliste.
Ne qender te sulmit te liderit te aleances kuq e zi ishte partia me e madhe ne qeverisje. Zbrisni nga Titaniku PD se po mbytet. Flakni teserat e partive dhe bashkohuni kuq e zi. Kavaja ka dhene shume dhe ka marr pak per demokracine. Partia Demokratike e rrenoi Kavajen nga qytet ne kooperative bujqesore. PD shkeli besimin tuaj dhe te gjithe shqiptareve ka thene Spahiu. Kreshnik Spahiu shoqerohej edhe nga familjaret e deshmoreve nga Kavaja rene gjate luftes se UK ne Kosove. Ne tubim u zgjodhen delegatet e rrethit per ne takimin e majit qe pritet te mbahet ne Tirane qe do ta shnderroje levizjen ne force politike.
Komente
Facebook