E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, AK: Zbrisni nga Titaniku PD, po mbytet

KAVAJË- Aleanca Kuq e Zi ka ftuar banorët e Kavajës të bëhen pjesë e saj dhe të hedhin tej teserat e politike.

Në takimin e pasdites, AK ka shpallur delegatët dhe anëtarët e saj në Kavajë, ndërsa kreu i saj Kreshnik Spahiu ka vijuar akuzat ndaj partisë në pushtet.

Sipas tij, Kavaja është qyteti që ka dhënë shumë për demokracinë, por ka marrë fare pak. Ai ka akuzuar PD se e rrënoi Kavajën, duke e shndërruar nga një qytet në kooperativë. Flakni teserat politike dhe bashkohuni kuq e zi. Zbrisni nga Titaniku PD, se po mbytet- iu është drejtuar Spahiu të pranishmëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›