E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreshnik Spahiu: Braktisni Titanikun PD se po mbytet

Share

Aleanca Kuq e Zi ka qenë e pranishme gjatë ditës së sotme në qytetin e Kavajës, ku ka hapur edhe degën e saj. Gjatë fjalës së tij, kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu, ka sulmuar ashpër PD-në, që pavarësisht se ka marrë votën e kavajasve, është tallur me këta të fundit. Sipas Spahiut, tashmë është koha që shqiptarët të flakin teserat e partive dhe të kthehen kuq e zinj.

PD ka zhgënjyer kavajasit dhe gjithë shqiptarët. Kjo mazhorancë e ka kthyer Kavajën nga një qytet, në kooperativë. Është koha që të flakni teserat e partive dhe të ktheheni kuq e zinj. Duhet që të braktisni Titanikun PD, që është duke u mbytur, ka thënë Spahiu gjatë fjalës së tij.

Në takimin me qytetarët e Kavajës, AKZ promovoi edhe himnin për dëshmorin Indrit Cara nga Kavaja, ushtar i UÇK-së që ra hero në luftë kundër serbëve në vitin 1999.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›