E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Bellin në Nju Jork: Të rishikohet buxheti

Kryetari i Partisë Socialiste shkruan se Bell i shpehu shqetësimet për ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore gjatë dy muajve të parë të këtij viti.

"Konsultë shumë e kënaqshme në NY me Gerwin Bell nga FMN. Domosdoshmëri për politika realiste, ekonomike dhe fiskale. Në fokus ulja e borxhit", shkruan Rama.
     
"Rishikimi rigoroz i buxhetit në kuadrin e të dhënave shqetësuese të dy muajve të parë të vitit është një nevojë që duhet trajtuar sa më parë", shton kreu i PS-së.
     
Tema të tjera të konsultës mes Bell dhe Ramës ka qenë dhe "rishpërndarja e drejtë e të ardhurave, zhvillimi rural dhe arsimi profesional, si bazë për nxitjen e investimeve prodhuese".

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edi Rama shoqërohej nga Ditmir Bushati, Anastas Angjeli, Erion Veliaj etj. Socialistët zhvilluan dje po ashtu një takim me shqiptarë në Universitetin e Nju Jorkut.

                                                                                             2012-03-17 11:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›