Përçahet mazhoranca, pronat fusin në sherr PR-PD

Çështja e pronave përfshin në një debat të hapur demokratët dhe republikanët në qeverisje. Përmes nënkryetarit Alfred Deshati, Partia Republikane e ka cilësuar vendimin e fundit të qeverisë për kalimin pa shpërblim të pronës private, si goditje për zgjidhjen e kësaj cështje.
Ky vendim sipas Deshatit vjen edhe në kundërshtim me rekomandimet e Bashkimit Europian.
Në mbledhjen e fundit qeveria ka diskutuar disa projekt-ligje qe kanë të bëjnë me pronën, e ndërsa kjo cështje është debatuar fort gjatë kësaj periudhe në debatin politik deri edhe mes dy partive në qeveri.