Hysi Djegia e fleteve te votimit do te sillte me vete edhe pasojat
Partia Socialiste i ka bere thirrje maxhorances dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te degjojne raportin e ambasadorit te OSBE-se Robert Bosh per mosdjegien e fleteve te votimit. Nenkryetarja e Grupit Parlamentar socialist Vasilika Hysi i beri te qarte kryeministrit Sali Berisha se keqyrja e te gjitha materialeve zgjedhore te vitit 2009 eshte nje kusht i panegociueshem per Partine Socialiste. Hysi nenvizoi se Partia Socialiste e ka ofruar tashme kompromisin e saj dhe mbetet vetem vullneti politik i qeverise per ti dhene zgjidhje krizes. Partia Socialiste mbeshtet paralajmerimin e zotit Bosh se djegia e fleteve te votimit do te ishte nje veprim jo i mencur nga pikepamja politike dhe per me teper jokorrekt nga ana juridike sepse sikurse parashikon ligji shqiptar prerogativa e Drejtesise per ti pasur fletet e votimit ne dispozicion per cdo hetim te mundshem tejkalon cdo argument absurd per nevojen e boshatisjes se kutive te votimit. Per me teper z. Bosh me shume te drejte theksoi ate qe Partia Socialiste ka riperseritur se djegia e fleteve te votimit e ben hetimin te pamundur - theksoi Hysi. Hetimi i fleteve te votimit per Partine Socialiste perben nje kusht te panegociueshem me maxhorancen. Hysi paralajmeroi kryeministrin dhe kreun e KQZ-se Arben Ristani se djegia e fleteve te votimit do te kishte pasojat e saj. I bej thirrje kryeministrit Berisha qe tua vere veshin mire paralajmerimeve ne lidhje me pasojat qe do te kishte djegia e fleteve te votimit dhe perpjekjet per te penguar hetimin e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 paralajmerime qe nuk i vijne vetem nga Partia Socialiste por edhe nga partneret nderkombetare te Shqiperise - u shpreh Hysi.
12 Shtator 2010