E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio interesohet për Mehmedin

Pas Granit Xhakës, Lazio ia ka vënë syrin edhe një tjetër futbollisti shqiptar.

Është fjala për sulmuesin Admir Mehmedi, i cili luan në Dinamo Kiev.

Përfaqësuesi zviceran nuk është pjesë e rregullt e ekipit ukrainas, që kur u transferua vjet nga Zurichu, prandaj largimi i tij gjatë janarit është i mundshëm.

Sipas medieve italiane, Mehmedi pëlqehet posaçërisht nga trajneri i Lazios, Vladimir Petkovic, i cili e njeh mjaft mirë.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia ka kontratë me Dinamon deri në qershor të vitit 2016, por mund të largohet në janar, nëse ekipi i interesuar paguan 5 milionë euro për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›