Le Clezio, fiton "Nobel"-in për letërsinë
"Jam shumë i mallëngjyer, është një nder i madh për mua", kjo është deklarata e parë e shkrimtarit francez, menjëherë pasi është vlerësuar me "Nobel"-in për letërsinë. Ndër të tjera, ai ka falënderuar "me shumë sinqeritet Akademinë Nobel". Le Clezio ka shtuar se do të jetë në Suedi më 25 tetor, për të tërhequr çmimin letrar suedez, "Stig Dagerman", me të cilin është vlerësuar në muajin qershor. Kritik i "perëndimit materialist", Le Clezio e quan veten një shkrimtar "nomad", me një vizion harmonik për botën, të cilën e lidh sidomos me indianët e Amerikës. "Gjithnjë i kam pasur zili ata që kanë rrënjë, ka thënë ai kohë më parë gjatë një interviste. Unë nuk kam rrënjë, asnjëherë nuk kam pasur të tilla, jam munduar vetëm t‘i imagjinoj ato". Shkrimtari, i cili ka lindur në Nicë në vitin 1940 dhe që ka nisur të shkruante që kur ishte vetëm 7 vjeç, ka tashmë një repertor prej 30 publikimesh, mes të cilëve romane, libra me përralla, tregime e novela, që i kanë falur suksesin, duke e bërë një autor mjaft të njohur në të gjithë botën. Romanin i tij, "Procesverbali", e shkroi kur ishte 23 vjeç.
Akademia Suedeze e përshkroi dhe e vlerësoi Le Clezio-n me motivimin: "Autor i eksperimentimeve të reja, aventurave poetike të një ekstaze sensuale; një eksplorues i njerëzimit brenda dhe jashtë civilizimit mbizotërues".
Shkrimtari 68-vjeçar u lind në Francë, jetoi në Nigeri për një kohë të shkurtër, kur ishte fëmijë dhe ka dhënë mësim në universitete në Tailandë, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Ai është një udhëtar i përhershëm dhe i palodhshëm. Le Clézio ka eksploruar në pjesën e parë të krijimtarisë së tij tema të çmendurisë, të gjuhësisë dhe të të shkruarit; por më vonë, drejt fundit të viteve ‘70, krijimtaria e tij u bë më e qetë, ndërsa nisi të kalonte dhe të shkruante për temat e fëmijërisë, të minorancës dhe të udhëtimeve. Përveç kënaqësisë dhe krenarisë të të fituarit një çmim prestigjioz, siç është "Nobel"-i, shkrimtari francez do të gëzojë edhe dhjetë milionë korona suedeze, të barabarta me një milion euro. Kjo është edhe vlera materiale me të cilën shoqërohet çmimi. Edhe pse jo shumë i njohur për publikun e gjerë, Jean-Marie Le Clézio ka nisur të shkruajë në një moshë shumë të vogël dhe që atëherë nuk ka reshtur kurrë së shkruari. Me romanin e tij të parë, "Procesverbali", të cilin e shkroi kur ishte tepër i ri, ai fitoi menjëherë çmimin "Ranaudot". I lindur në Nicë, nga një familje me origjinë britanike (me lidhje të forta me ishullin Mauritius), në 13 prill të vitit 1940, Le Clezio ka studiuar në kolegjin e Nicës për letërsi dhe pas diplomimit ai shkon të japë mësim në SHBA. Gjatë karrierës së tij ai ka publikua rreth 30 libra në thuajse të gjitha gjinitë, duke nisur që nga romanet e deri te librat me përralla. Shpesh në veprat e tij gjen të përshkruar bukurinë e botës, të cilat ai i përmbledh në temat e udhëtimit dhe të qenit gjithnjë në lëvizje si kusht i qenies së tij. Personazhet e romaneve të Le Clezio-s shpesh janë të fiksuar me idenë e vdekjes, ata janë unikë dhe gjithnjë kërkojnë të mbrohen nga sulmi i botës moderne, duke i vënë asaj kundër skemat e tepruara të mendimit racionalist perëndimore, një vizion ky tërësisht shpirtëror. Përfaqësuesit ideal të një vizioni harmonik të botës janë për Le Clézio-n indianët e Amerikës, për të cilët ai ka shkruar "Ëndrra amerikane" (1988). Një tjetër vepër e rëndësishme e shkrimtarit francez është edhe "Ekstazë dhe materie" (1967), përmbledhja e tregimeve "Mondo et autres histoires", tregimi biografik "Diego e Frida" (1993, kushtuar Frida Kahlos dhe Diego Rivera-s), romanet e shumtë mes të cilëve "Shkretëtirë: (1980), "Onitsha" (1991), "Ylli gabon" (1992), "Dy jetët e Lailas" (1999), romani autobiografik "Rèvolutions" (2003) dhe "Afrikani" (2004).