Një muze futbolli vetëm për brazilianët
Të vizitosh muzeun e ri të futbollit në Brazil është si të ecësh në një muze të mbushur me bustet e perëndive të lashta greke. Të vendosura mbi mbajtëse të qelqta, në një sallë të errësuar, vizitorëve u imponohen fotografitë 2.5 metra të larta të një duzine legjendash të fushës së gjelbër. Emrat e idhujve janë shkruar me germa kapitale në pjesën e poshtme të fotove. Për pjesën më të madhe të tyre mjafton një emër i vetëm.
Ronaldo, Didi, Falkao, Tostao, Garrinça dhe më i famshmi ndër të tërë Pelé.
Javës së shkuar, në ditën e hapjes së muzeut, shumë prej vizitorëve thjesht qëndronin përpara fotove gjigante, duke admiruar në heshtje idhujt e tyre.
"Për ne ky është vend kulti", thotë 53-vjeçari Mario Vieira, i cili gjendet pikërisht jashtë muzeut, i vendosur në ambientet e stadiumit "Pacaembu". "Brazilianët e kanë futbollin në gjak".
Muzeu për të cilin flasim është i pari që i dedikohet tërësisht futbollit kombëtar brazilian, i krijuar për t‘i kujtuar gjithë këtij kombi të marrosur pas sferës së rrumbullakët, pesë herë fitues i Kupës së Botës, se si brazilianët u bënë futbollistët më të famshëm në të gjithë rruzullin.
E, megjithatë, muzeu i futbollit nuk është i kënaqur me statusin e një vendi ku brazilianët të mund të adhurojnë idhujt e tyre dhe të sjellin në kujtesë çastet më të madhërishme të triumfeve të shumta. Njëherësh shërben për të kthyer në kujtesë rrugën që ndoqi ky sport i panjohur i importuar nga Anglia, i praktikuar vetëm nga elita vendase, për t‘u kthyer në një obsesion të vërtetë mbarëpopullor për këtë komb shumëngjyrësh, i përbërë nga 195 milionë banorë.
Muzeu rrëfen historinë e futbollit, por njëherësh edhe atë të këtij vendi, ku kjo mënyrë kombëtare për të kaluar kohën e lirë përfaqëson dhe frymëzon shpirtin multiracial të banorëve të tij. Në Brazil, sporti më se i zakonshëm evropian u kthye në "lojën e mrekullueshme", me magjinë e pasimeve dhe të driblimeve, që e njeh tashmë shumë mirë e gjithë bota.
Muzeu u ideua nga Hoze Sierra, guvernatori i Sao Paolos, njëherësh edhe kryetar bashkie i qytetit, i cili ëndërroi për të që prej pesë vjetësh. Me gjithë dedikimin e plotë të kombit brazilian ndaj këtij sporti, një muze i tillë nuk është ndërtuar kurrë më parë në Brazil. Një muze i vogël i vendosur në Marakana, stadiumi i famshëm i Rio De Zhaneiros, u mbyll pak kohë më parë, pasi nuk e vizitonte askush.
Hoze Sierra arriti të siguronte rreth 8 mijë metra sipërfaqe të lirë dhe të grumbullonte kontributet e nevojshme nga autoritetet e qytetit, si dhe donatorë të tjerë. Ceremonia e inaugurimit mblodhi në muze disa prej figurave më të rëndësishme të politikës dhe sportit brazilian, mes të cilëve më i spikaturi nuk mund të jetë dikush tjetër veç të famshmit Pele.
"Ëndërrova një stadium të mbushur me ide, kujtime dhe me sa më shumë objekte", u tha Hoze Sierra të pranishmëve. "Ëndërrova për diçka në gjendje të pasqyronte tërësisht idenë e madhështisë së futbollit tonë, arritjet e mëdha, por njëherësh edhe çastet më të vështira". Ai u përpoq gjithashtu të anashkalonte edhe ndonjë koment të mundshëm mbi rivalitetin historik që ekziston mes Sao Paolos e Rio De Zhaneiros, mbi gjithçka që ka lidhje me futbollin, duke vërejtur se në Rio kjo pjesë e jetës braziliane shfaqet në shumë aspekte e me gjithë madhështinë e mundshme. Nga ana e tij, guvernatori i Rio De Zhaneiros vërejti se Rio "nuk e kishte kapur dot mundësinë "që gjatë gjithë këtyre viteve të ndërtonte një stadium kombëtar futbolli dhe se nuk duhej të ndihej i turpëruar që i duhej të merrte mësime nga Sao Paolo".
Në një farë mënyre, Hoze Sierra e solli historinë e futbollit brazilian në vendin ku edhe lindi. Çarli Miler, bir i një skocezi, lindi në Sao Paolo dhe u shkollua në Angli, për t‘u kthyer në Sao Paolo me dy topa dhe një rregullore futbolli. I vendosur ta sillte në shtëpi sportin me të cilin qe dashuruar në Evropë, Miler themeloi klubin atletik të Sao Paolos, ku luajti deri në vitin 1910. Megjithatë, në një prej seksioneve të muzeut mësohet se të punësuarit e kompanive britanike luanin futboll rrugëve të Rio De Zhaneiros që në vitin 1875.
Ditën e inaugurimit, qindra vizitorë shijuan ndërthurjen e historisë me kënaqësinë që u dhuron ky sport brazilianëve. Mirëseardhja u ofrohej nga vetë Pelè, i cili përsëriste pa pushim nga një monitor gjigant në hyrje të muzeut frazën e regjistruar: "Mirë se vini në Muzeun e Futbollit".
Në muze janë ekspozuar rreth 1 mijë e 5 qind foto, përfshi edhe ato të Leonidas da Silva, shënuesit më të mirë në Kampionatin Botëror të vitit 1938, teksa puth dorën e Nënë Terezës. Përfshihen edhe rreth gjashtë orë materiale filmike, ku në më të shumtën tregohen golat më të famshëm në historinë braziliane. Në një vitrinë të qelqtë në sallën e Kupave të Botës, varet fanella e verdhë që mbante veshur Pelè kur shënoi golin e parë në finalen e vitit 1970 në Meksiko.
Aty gjenden një mori e tërë dëshmish gazetareske, si edhe thirrjet karakteristike triumfuese të komentuesve radiofonikë. Siç shpjegon një pllakat, ishte pikërisht epoka e radios që kontribuoi në mënyrë të veçantë për rritjen e interesit popullor ndaj futbollit dhe muzikës vendase, "duke krijuar në mendjet tona idhujt përfaqësues të kombit".
Shkrimtarët e famshëm, sociologët dhe muzikantët gjenden nëpër gjithë muzeun. Imazhet e pesë Kupave të Botës të fituara nga Brazili shoqërohen me kujtime nga ngjarje të rëndësishme botërore dhe nga figura kyçe të epokave përkatëse, luftërat, uljet në Hënë, kërcimtarët e sambës, Bitëllsat, Nelson Mandela e të tjerë.
Një sallë e tërë u është dedikuar tifozëve brazilianë. Ata kërcejnë të zhveshur nga mesi e lart, nën ritmin e tamburave nëpër monitorë gjigantë, ndërkohë që zërat ndërthuren me njëri-tjetrin, duke të krijuar ndjesinë se gjendesh mes turmës.
Por, përtej historisë, muzeu ofron edhe dëfrim. Vizitorët mund të godasin një top futbolli, ndërsa një pajisje e posaçme mat shpejtësinë e tij, ndërkohë që mund të marrë më pas edhe një foto me çastin e goditjes. Disa lojëra elektronike tredimensionale u japin mundësinë të shijojnë magjinë e idhullit të kohëve të sotme, Ronaldinjos.
Një tjetër sallë, e etiketuar "Numra dhe Kuriozitete", përshkruan strategjitë futbollistike dhe origjinën e goditjes "gjethja e thatë". Ajo i çudit vizitorët me të dhëna vërtet të pabesueshme, si 1.282 golat që shënoi Pelè gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, apo 183.341 spektatorët që asistuan teksa Brazili mundte Paraguain në "Marakana" në vitin 1969.
Në muze ka vend edhe për tragjedinë më të rëndë futbollistike të Brazilit, e cila është humbja 2-1 kundër Paraguait në Kupën e Botës së vitit 1950. Në një sallë të stërzgjatur e të errët, një sekuencë filmike e ndeshjes përsëritet e shoqëruar nga një kolonë zanore, gjatë së cilës rrahjet e zemrës sa vijnë e shuhen. Humbja ishte e tmerrshme. Stadiumi "Marakana" ishte ndërtuar me sigurinë e triumfit në atë Kampionat Botëror. "Por që nga ai çast e më tej, futbolli brazilian do të shijonte triumfet më të shkëlqyera", shkruhet në një tabelë.