OSBE kërkon vazhdimin e misionit në Bjellorusi

Kryesuesi i OSBE-së, Ministri i jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, tha se kryesia ka nisur konsultimet për të gjetur një zgjidhje që do t`i mundësonte OSBE-së të vazhdojë punën në Bjellorusi.
Azubalis tha si “i vjen shumë keq” që autoritetet bjelloruse nuk ia kanë mundesuar vijimin e mandatit, zyrës së OSBE-së në Misnk.
Azubalis tha se OSBE ka “filluar kosultime joformale për të gjetur një marrëveshje të pranueshme për të gjithë”.
OSBE ka qenë e pranishme në Minsk që nga 1998. Mandati i Zyrës zgjatet çdo vit nga 56 vendet anëtare të OSBE-së.
Por, Bjellorusia ka refuzuar të zgjasë mandatin, i cili skadoi më 31 dhjetor.